Aktualitet “Të vrasin në sekondë!”/ Kush është femra që drejton mafien shqiptare, rrëfimet...

“Të vrasin në sekondë!”/ Kush është femra që drejton mafien shqiptare, rrëfimet tronditëse

Gazetari spanjoll, Davide Beriarin, një prej emrave më të njohur të gazetarisë investigative botërore ka bërë një dokumentar mbi mafien shqiptare.

Ai ka mundur që të kontaktojë persona që trafikojnë lëndën narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas tij, mafia shqiptare terrorizon Europën, por që i jep asaj atë që kërkon, drogën.

“Klandestini”, është titulli i ciklit të ri dokumentar që ka nisur të transmetohet mbrëmje e djeshme në kanalin televiziv italian Nove, i realizuar nga gazetari spanjoll Davide Beriarin.

Në ciklin e parë të këtij dokumentari, gazetari spanjoll solli për telespektatorët biznesin fitimprurës e marramendës të trafiqeve ilegale të mafies shqiptare drejt Italisë e Europës.

Ndërkohë, ai rrëfen se mes trafikantëve shqiptarë është dhe një grua.

Quhet “Denisa”, dhe është një prej organizueseve të trafikut të marijaunës me skafe drejt Italisë.

Ka vite që është pjesë e mafies shqiptare e rrëfen për krime makabre ndaj kujtdo që ka provuar të luajw në mënyrë të pisët me mafien shqiptare.

“Tre persona u therën copë-copë e u groposën se tradhtuan,- thotë ajo, e nëse je pjesë e mafies shqiptare nuk del më kurrë.”

“Të vrasin në sekondë!”

Gazetari investigativ spanjoll David Beriain e përshkruan mafien shqiptare si “një organizatë brutale dhe efiçente që ka marrë udhë gjatë viteve të luftërave ballkanike”.

Ai thotë se ishin fillimisht një grup i vogël që më pas mori gjallëri duke përdorur dhe përfituar nga lidhjet me qarqet politike për t’u angazhuar në trafikimin e drogës, armëve dhe njerëzve.

“Lobi shqiptar është i mbyllur – thotë ai – dhe prej të cilit shumë pak dihet dhe për herë të parë hap derën për një gazetar”.

Një pjesë nga dokumentari kur një nga trafikantët pret në brigjet italiane ngarkesën e 5 kg kokainë me skaf nga Shqipëria

“Pse vetëm 5 kg?” – e pyet gazetari.

“Është më e lehtë që një njeri të transportojë 5 kg” – përgjigjet trafikanti që shton: “Nëse humb një person nuk më intereson. Nëse humbas 100 kg më intereson shumë”.

“Më fol për mafian shqiptare” – i kërkon gazetari.

“Është si familja. Nuk flitet për të. Unë nuk flas për familjen time” – thotë i riu me fytyrë të mbuluar.

Më poshtë një tjetër video që tregon një person që falsifikon dokumenta për shqiptarët gjë që i jep mijëra euro.

Shqiptarët paguajnë 5 mijë euro për të pasur një pasaportë europiane për t’u larguar nga ky vend. Një biznes i majmë dhe ky me një fitim prej 600 mijë euro në vit.

“Hakmarrja për shqiptarët është një detyrim i jetës. Vrasja e një të afërmi, siç thuhet në ligjin e Kanunit, kërcënon me vdekje të gjithë meshkujt e familjes së vrasësit” – thuhet në dokumentar.

“Është pikërisht kjo, karakteristikë kryesore e organizatave kriminale shqiptare. Ato janë formuar në bazë të lidhjeve familjare dhe nga një kod i pashkruar i nderit dhe hakmarrjes”.

Në dokumentari u tregua se si funksionon biznesi fitimprurës dhe marramendës i trafiqeve ilegale të mafias shqiptare drejt Italisë e Europës. I infiltruar në brendësi të këtyre grupeve gazetari spanjoll rrëfeu trafikun e kokainës, marijuanës, heroinës, armëve, pasaportave false, bombave artizanale, lidhjeve me mafian napoletane “Camorra” përmes dëshmive ekskluzive të anëtarëve të mafias shqiptare dhe asaj italiane.

Davide Beriarin e nisi udhëtimin në brigjet italiane, aty ku pothuajse çdo ditë mbërrijnë përmes detit kokainë, heroinë, marijuanë, por edhe armë.

“Grupet mafioze shqiptare janë të organizuara në bazë familjesh, lidhje gjaku dhe fisnore që respektojnë kodin e Kanunit. Nuk ka një kupolë drejtuese, por çdo grup ka kreun e tij”.

Më pas rrëfimi spostohet në Shqipëri ku mes maleve e vendeve të fshehta ku kultivohet marijuana e ku merren në dorëzim sasitë e kokainës e heroinës. Një prej personave që ruan një plantacion thotë se nga kjo fitohet 5 deri 6 milionë euro, por nga ajo fitojnë të gjithë nga kultivuesit dhe ata që e transportojnë.

Heroina e transportuar nga Turqia hyn në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën. Kokaina që vjen nga Amerika Latine ndalet në Roterdam dhe më pas vjen në Shqipëri për tu hedhur në të gjithë Europën. Gazetari spanjoll zbulon se prej kohësh një anëtar i një prej familjeve mafioze të “Camorra” ndodhet në Shqipëri.

Në emrin e sajuar Simone dhe me fytyrë të fshehur ai drejton gazetarin në një prej rrugëve ku do të dorëzohet sasia e heroinës së kërkuar.

“50-80 kg heroinë në javë, dhjetëra kilogramë kokainë, qindra kilogramë marijuanë. Fitimet janë të paimagjinueshme. Për klientët e besuar dhurohet për çdo ngarkesë droge një kallashnikov që në Shqipëri blihet për 300 euro, ndërsa në Itali mbi 1500 euro”– thuhet në dokumentar.

“Mu desh kohë, rrëfen Simone, të fitoj besimin e shqiptarëve. Po gabove vetëm një herë ata të vrasin. Nuk duhet të gabosh kurrë se e paguan me jetën. Shqiptarët nuk mendohen dy herë për të vrarë” – rrëfen gazetari.

KËTU mund të shihet dokumentari i plotë