Politika Teatri, Basha: Nuk mund të na hedhin hi syve me njoftime gjysmake...

Teatri, Basha: Nuk mund të na hedhin hi syve me njoftime gjysmake që fshehin të vërtetën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi në Twitter në lidhje me njoftimin e Bashkisë Tiranë, ku thuhet se kompania private që do të ndërtonte Teatrin e ri Kombëtar është tërhequr dhe godina e re do të ndërtohet nga buxheti i shtetit.

“Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve të shqiptarëve dhe të mbulojnë korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake që fshehin të vërtetën. Pa një vendim të qartë që kullat nuk do të ndërtohen dhe Teatri do të ruhet, PD nuk tërhiqet nga qëndrimi dhe vendosmëria e saj”, shkruan Basha në rrjetin social.