Kryesore “Teatri”, Meta: Qeveria dhe bashkia të dëgjojnë sugjerimet e artistëve

“Teatri”, Meta: Qeveria dhe bashkia të dëgjojnë sugjerimet e artistëve

31
0
Shpërndaje

Ndaj kërkesave të artistëve për Teatrin Kombëtar ka reaguar sërish kreu i shtetit Ilir Meta, i cili bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje.

Ai i bën apel qeverisë dhe bashkisë së Tiranës të dëgjojë sugjerimet e komunitetit të artistëve.

Deklarata e Presidencës:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik.

Presidenti i Republikës organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.

Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in