Kryesore Teatri, Rama: Zoti iu shtoftë inatin, ne takatin!

Teatri, Rama: Zoti iu shtoftë inatin, ne takatin!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën te Teatri Kombëtar.
Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë me anë të një videoje të postuar në rrjetin social “Facebook”, ka dhënë një tjetër mesazh për projektin e Teatrit dhe të gjitha projektet e qeverisë që janë realizuar në kryeqytet.
Kryeministri shprehet se projektet e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës janë realizuar, pavarësisht protestave të opozitës dhe liston disa nga projektet në kryeqytet si ai i Bulevardit të Tiranës, Parkut, etj.
Mesazhin e tij kryeministri e thekson edhe më shumë me anë të një shprehjeje popullore ku thotë “Zoti iu shtoftë inatin, ne takatin”.