Sport Tek Reali mbizotëron anarkia, mbrojtësi kundër Solarit: Isko një nga më të...

Tek Reali mbizotëron anarkia, mbrojtësi kundër Solarit: Isko një nga më të rëndësishmit

Reali i Madridit këtë sezon është në një kauzë totale. Rezultatet jo të mira, mungesa e golave dhe klima jo e mirë janë disa nga problemet e shumta që ka ekipi madrilen.

Ajo që shqetëson më shumë për momentin skuadrën dhe klubin është marrëdhënia jo e mirë që ka trajneri Solari me Iskon. Stoli për spanjollin është rutinë dhe kjo nuk pranohet shumë lehtë nga ana e tij. Një largim nga skuadra është shumë i mundshëm dhe klubi do ta eleminojë si mundësi.

Kundër Solarit është edhe mbrojtësi Naço Fernandez, i cili ka folur për “Bein Sports”  mbi Iskon.

“Isko është i rëndësishëm për ekipin. Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Real Madridi dhe duhet të vazhdojë të punojë. Trajneri është me të dhe, kur të jetë në fushë, aty duhet të flasë më mirë”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.

Ajo që ka thënë ai, e lë të nënkuptuar faktin se në dhomat e zhveshjes ekziston një klimë jo e mirë dhe e agravuar mes trajnerit dhe lojtarëve.