Bota Telefonata anonime që tërboi Brigitte Macron: Presidenti ka një dashnor

Telefonata anonime që tërboi Brigitte Macron: Presidenti ka një dashnor

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron mori një telefonatë anonime që pretendonte se presidenti, bashkëshorti i saj Emmanuel Macron ishte me një dashnor.

Pavarësisht kontrolleve të nivelit të lartë të sigurisë në të gjitha pajisjet e saj, ai arriti të telefononte 68-vjeçaren duke i thënë: “E di që burri yt është tani me një burrë”.

Këtë ngjarje e ka zbuluar analisti politik Nicolas Prisette në një dokumentar të ri të quajtur “Në ferrin e fushatave presidenciale” të transmetuar në BFM TV, kanali më i njohur televiziv i lajmeve në Francë.

Lajmi pason thashethemet e shumta skandaloze për jetën personale të çiftit, duke përfshirë pretendimet se zonja Macron në fakt ka lindur burrë.

Dyshja u takuan për herë të parë në vitin 1993, kur Macron, atëherë 15 vjeç, hyri në klasën e letërsisë së 39-vjeçares Brigitte në shkollën e mesme në Amiens, Francë.

Brigitte më vonë u divorcua nga burri i saj, me të cilin ka 3 fëmijë dhe u lidh me Macron, 24 vjet më i ri se ajo.

Senatori François Patriat, një anëtar i partisë En Marche (Në Lëvizje) të zotit Macron, konfirmoi se zonja Macron mbeti e tmerruar nga telefonata që pretendonte se burri i saj 44-vjeçar ishte me një të dashur.

Patriat tha se zonja Macron u kishte rrëfyer më pas miqve: “A e kuptoni se çfarë guxojnë të thonë? Nuk do të kursejnë asgjë. Isha e trishtuar dhe e tronditur kur e dëgjova këtë, por ne do të vazhdojmë”.

Hendeku 24-vjeçar i moshës mes Macronëve ka shkaktuar gjithmonë probleme, veçanërisht pasi ata filluan një lidhje kur Emmanuel ishte ende një nxënës shkolle në qytetin e tyre të lindjes, Amiens, në Francën veriore.

Lidhja e tij me Brigitte, në atë kohë mësuese e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve, shkaktoi një skandal, por çifti kanë mbetur bashkë që atëherë.

Në librin e tij dhe manifestin politik “Revolucioni”, Presidenti Macron e përshkroi lidhjen si “një dashuri shpesh klandestine, shpesh e fshehte, e keqkuptuar nga shumë para se të imponohej”.

Macron ishte vetëm 16 vjeç kur i deklaroi dashurinë e tij zonjës Brigitte Auzière, mësuese e tij e dramës. Burri i saj i parë, André-Louis Auzière, u largua nga shtëpia e familjes në Amiens dhe shkoi të jetonte në Lille.

Prindërit e Macron i kërkuan zonjës Auzière të ndalonte së takuari deri në moshën 18-vjeçare, por ajo tha: “Nuk mund t’ju premtoj asgjë”, thuhet në dokumentar.

Në vend të kësaj, zoti Macron u dërgua në Paris për të vazhduar shkollimin e tij dhe ata vazhduan të takoheshin me njëri-tjetrin derisa Auzières më në fund u divorcuan.

Macronët u martuan në resortin e plazhit të Channel Le Touquet në vitin 2007, por jo përpara se të shkaktonin ankth ekstrem mes njerëzve më të afërt.

Dokumentari gjithashtu vë në dukje se zonja Macron është lënduar nga kritikat për sensin e saj të veshjes që kur u bë zonja e parë në 2017.

Gael Tchakaloff, një e besuar i zonjës Macron, i tha programit se ai dëgjonte të thuhej se “ajo nuk duhet të tregohet e kujdesshme dhe ajo mund të dëmtonte imazhin e kandidatit“.

Tchakaloff tha se ndihmësit mendonin se zonja Macron ishte “shumë e krehur, shumë këmbëkryq, e veshur me shumë make-up…”.

Avokatët e zonjës Macron muajin e kaluar filluan procedurat ligjore mbi pretendimet e rreme se ajo është një grua transgjinore që ka lindur burrë.

Teoricienët e konspiracionit kanë sulmuar zonjën Macron në mediat sociale pasi një publikim i ekstremit të djathtë publikoi thashethemet në dhjetor.

Pavarësisht pretendimeve të tilla, Macron mbetet favorit për t’u rizgjedhur President i Francës në prill.

Sondazhi i fundit i opinionit Ipsos-Sopra Steria e vendosi atë me 26% të votave në raundin e parë, shumë përpara rivales së tij më të afërt, kandidates Marine Le Pen me 17%.