Histori Telegramet midis Mustafa Kemal Ataturkut dhe Mbretit Zog

Telegramet midis Mustafa Kemal Ataturkut dhe Mbretit Zog

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Stamboul” ka botuar, të premten e 30 tetorit 1931, në ballinë, telegramet e shkëmbyera midis Mustafa Kemal Ataturkut dhe Mbretit Zog me rastin e Konferencës së 2-të Ballkanike në Stamboll, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:

Turqia dhe Shqipëria

Ja teksti i telegramit që Gazi sapo i ka dërguar Mbretit të Shqipërisë, Zogut I:

“Ndjeva një kënaqësi të vërtetë kur prita në Ankara delegatët shqiptarë në Konferencën Ballkanike.

U preka thellë nga shprehjet e simpatisë së delegatëve ndaj meje dhe kombit turk.”

Nënshkruar: Mustafa Kemal

“Në formimin e urimeve për shëndetin e Madhërisë suaj, si dhe për prosperitetin e popullit shqiptar, besoj se jam njëkohësisht interpretuesi i ndjenjave të mia dhe të gjithë kombit turk.”

Mbreti Zog u përgjigj në këto terma:

“U preka thellësisht nga urimet e mira që Shkëlqesia Juaj shprehu me dashamirësi për mua si dhe për kombin shqiptar me rastin e takimit të Konferencës së 2-të Ballkanike në Stamboll.

Gjithashtu shpreh urimet për shëndetin e Shkëlqesisë suaj si dhe për prosperitetin e kombit turk.”

Nënshkruar: Zogu

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania