Histori Telegrami i përfaqësuesve shqiptarë të Lidhjes së Prizrenit dërguar kryeministrit britanik

Telegrami i përfaqësuesve shqiptarë të Lidhjes së Prizrenit dërguar kryeministrit britanik

William Ewart Gladstone

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 29 majit 1880, në ballinë, telegramin e përfaqësuesve shqiptarë të Lidhjes së Prizrenit dërguar asokohe kryeministrit britanik William Ewart Gladstone, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat–Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Raguzë, 28 maj.

Drejtuesit e Lidhjes shqiptare vendosën, më 26 maj, të urdhëronin komandantët e mbledhur në Tuz që të sulmonin malazezët. Por partia myslimane ishte kundër kësaj rezolute.

Përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare i dërguan telegramin e mëposhtëm z. Gladstone:

“Shqiptarët, të përfaqësuar aktualisht nga komiteti i nënshkruar, ju përgëzojnë për emërimin tuaj si kryeministër të Anglisë.

Në të njëjtën kohë, ata i bëjnë thirrje mbrojtjes së lartë të kombit anglez për të ruajtur kështu integritetin e territorit dhe të drejtat e tyre; shqiptarët do t’u kushtojnë të gjitha përpjekjet dhe jetën e tyre.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania