Kryesore Televizioni i Putin “reklamon” protestën e opozitës në Tiranë

Televizioni i Putin “reklamon” protestën e opozitës në Tiranë

Kanali televiziv ndërkombëtar qeveritar rus, “Russia Today” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë protestës së sotme të opozitës në Tiranë, përpara Parlamentit.

“Russia Today” ofroi livestream protestën në faqen zyrtare në Facebook, me pamje direkte nga kryeqyteti i Shqipërisë.

“Protestuesit e opozitës zhvillojnë një protestë ku kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare dhe akuzojnë qeverinë se është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar”, shkruhej në faqen e “Russia Today” në Facebook në përshkrimin e livestream.

“Russia Today” është kanal ndërkombëtar i qeverisë ruse për të propaganduar politikat e Kremlinit.