Kuriozitete Temperaturat në Antarktidë si në… Los Anxheles!

Temperaturat në Antarktidë si në… Los Anxheles!

Shkencëtarët regjistruan ditën më të nxehtë në Antarktidë, pasi një valë nxehtësie po shkrin akullin dhe dëborën në kontinent.

Agjencia hapësinore amerikane NASA, njoftoi se më 6 shkurt, temperatura në stacionin hulumtues argjentinas “Esperanza Base”, në veri të Antarktidës, arriti në 18,3°C.

NASA shtoi se atë ditë temperaturat në bazë përputheshin me ato në qytetin amerikan të Los Anxhelesit, që njihet për motin e ngrohtë.

Gjatë gjysmës së parë të shkurtit, në Antarktidë u regjistrua një valë nxehtësie, pas dy të tjerave të mëparshme në nëntor dhe janar.