Sport Tenisi, sporti i parë që do të rinisë aktivitetin

Tenisi, sporti i parë që do të rinisë aktivitetin

Tenisi është sporti i parë, i cili do t’i rikthehet aktiviteteve. Një turne jo zyrtar, i cili do të zhvillohet në një qytezë të vogël në Gjermani, synon të rikthejë besimin se sporti është në gjendje të rinisë.

Në këtë turne regjistrimi i tenistëve profesionistë është me dëshirë dhe deri më tani janë mbledhur 8 të tillë.

Ndeshjet do të zhvillohen nën masa sigurie, nuk do të ketë publik, nuk do të ketë fëmijë që mbledhin topat dhe as shtrëngim duarsh mes lojtarëve.

Emri më i njohur i tenistëve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet miqësor është, Dustin Brown, njeriu që eliminoi Rafael Nadal nga Uimbëlldon në vitin 2015.