Bota Tension në ajër, avioni rus ndjek gati në përplasje “spiunin“ amerikan (VIDEO)

Tension në ajër, avioni rus ndjek gati në përplasje “spiunin“ amerikan (VIDEO)

Një video e re që po qarkullon në rrjet, e që është publikuar edhe nga Ministria ruse e Mbrojtjes tregon “përplasjen” në ajër të forcave me SHBA-në.

Aty shihet një avion ushtarak rus që ndjek një avion amerikan të zbulimit mbi detin Baltik.

Euroneës shkruan se një aeroplan luftarak SU-27 ka rritur shpejtësinë pasi avioni “spiun” amerikan RC-135 u identifikua duke hyrë drejt kufirit rus.

Është e paqartë se kur ka ndodhur incidenti në ajër midis Rusisë dhe SHBA-ve, por të tilla ngjarje nuk janë të rralla për forcat ajrore të të dy vendeve, pasi kanë ndodhur shpesh në Detin e Zi.

Ndërkohë, SHBA ka kritikuar më parë sjelljen e pilotëve rusë, duke paralajmëruar se manovrat e tyre mund të jenë të rrezikshme.