Aktualitet Tension te Teatri, regjisori: As policia e Ramiz Alisë s’më ka tërhequr...

Tension te Teatri, regjisori: As policia e Ramiz Alisë s’më ka tërhequr zvarrë si sot

Ndërkohë që Teatri Kombëtar është i rrethuar nga forcat e policisë, në mbështetje të punonjësve që do të bëjnë zbrazjen e materialeve nga godina, regjisori Edmond Budina ka folur para mediave, duke kërkuar mbështetje nga gjithë artistët dhe qytetarët në mbrojtje të TK.

Ai ka treguar i prekur se është tërhequr zvarrë nga policia.

“Nuk më ka ndodhur kurrë, ne në ’90 jemi ngritur me studentët, por as policia e Ramiz Alisë nuk na ka trajtuar në këtë mënyrë. Më kanë tërhequr zvarrë, unë kam protestuar gjithandej, edhe në Itali, po nuk jam trajtuar si këtu. Edi Rama më ke kapur për krahu më ke tërhequr zvarrë.

Ne nuk duam të mos ketë Teatër të ri, të ketë, të ndërtohet por të ruhet kujtesa historike, të ruhet ky që është”, tha ai.