Aktualitet Tensione në SPAK, Besjan Xhixha sulmon Dumanin: Pas vrasjeve, tha se ka...

Tensione në SPAK, Besjan Xhixha sulmon Dumanin: Pas vrasjeve, tha se ka lidhje me ministra e prokurorë

Një prej 18 të arrestuarve nga SPAK, të cilët u nxorën zbuluar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, ka hedhur dyshime se i penduari i drejtësisë nuk po rrëfen plotësisht të vërtetën.

Në seancën e thirrur sot në SPAK, Besjan Xhixha ka deklaruar se pas çdo vrasje Nuredin Dumani iu ka thënë se ishte i mbrojtur pasi kishte lidhje me ministra, deputetë dhe prokurorë.

Madje Xhixha ka shtuar dyshimet teksa ka thënë se një ndihmë e madhe për të penduarin e drejtësisë, ka qenë edhe prokurori Altin Dumani, të cilit i referohet si i afërt i Nuredinit.

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vet dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhëmb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar”, është shprehur Xhixha.