Kryesore Tensionet me Iranin, Forcat Ajrore amerikane tregojnë fuqinë (FOTO)

Tensionet me Iranin, Forcat Ajrore amerikane tregojnë fuqinë (FOTO)

Forcat Ajrore amerikane kanë treguar forcën duke lëshuar 52 avionë luftarakë “Lightning II” në të njëjtën kohë nga baza në Jutah.

Mjetet që kushtojnë rreth 4,2 miliardë dollarë në total u nisën njëri pas tjetrit ditën e hënë, në një kohë kur tensionet Iran-SHBA janë në kulm pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

52 është numri i diplomatëve dhe civilëve amerikanë të rrëmbyer nga Irani gjatë krizës së pengjeve të vitit 1979 dhe gjithashtu 52 është edhe numri i shënjestrave në Iran që Trump ka kërcënuar se do të godasë nëse Republika Islamike hakmerret për vdekjen e Soleimanit.

Edhe pse stërvitja ishte planifikuar disa muaj më parë, ajo vjen në të njëjtën javë kur SHBA përgatitet për kundërpërgjigjen e Iranit për sulmin ajror që vrau në Irak gjeneralin më të fuqishëm iranian.