Bota Tensionet Turqi-Greqi, Mike Pompeo viziton Athinën

Tensionet Turqi-Greqi, Mike Pompeo viziton Athinën

Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, pritet të mbërrijë në orët e para të së hënës në Greqi, ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore, për të vulosur marrëdhënien e mirë mes dy vendeve dhe për t’i dhënë drejtim çështjes me Turqinë për tensionet në Mesdheun Lindor.

Sikurse raportojnë mediat në Greqi, Pompeo do të marrë pjesë në një seminar në Selanik mbi shkencën dhe teknologjinë për të vijuar më pas vizitën në Kretë.

Për të vërtetuar miqësinë e mirë me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, Pompeo do të pushojë në shtëpinë e kryeministrit grek, në Hania.

Kjo është një tjetër shenjë për zgjidhjen e situatës me Turqinë, vizitë që i paraprin edhe takimit në Bruksel të liderëve të BE-së.