Aktualitet Tentativa e rrëmbimit të biznesmenit në Elbasan, Hoxha: Do përdorej si karrem,...

Tentativa e rrëmbimit të biznesmenit në Elbasan, Hoxha: Do përdorej si karrem, objektivi ishte tjetër

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha zbulon detaje të reja për tentativën e rrëmbimit të biznesmenit të premten në qytetin e Elbasanit.

Ai tha se Aurel Gumi nuk ishte objektiv, por do të përdorej si karrem nga grupi kriminal për të nxjerrë në pritë shënjestrën e vërtetë. Gazetari Hoxha deklaroi se Bexhet Mosmuca që rrëmbeu biznesmenin, por edhe vajza që kërcënoi familjen e Gumit janë arrestuar.

Madje, Hoxha shtoi se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë kur vajza e arrestuar kërcënoi familjen e biznesmenit.

“Personi që tentoi të merrte peng biznesmenin është i arrestuar, po ashtu edhe vajza, janë sekuestruar 8 kamera sigurie. Mënyra si vajza ka hyrë në shtëpinë e Gunit për të kërcënuar është si skenë filmash, pasi sapo është lajmëruar policia ka kaluar gardhin me shpejtësi.

Rrëmbimi i biznesmenit ishte për ta kthyer në karrem në mënyrë që përmes tij të thërrisnin në pritë objektivin e vërtetë të atentatit. Kjo gjë nuk ndodhi. Uroj që hetimi të shkojë deri në fund, pasi pas tij do të zbulohej ngjarje të tjera. dyshimi që kam unë është që nëse nuk do të kishim kontaktuar me personin që u tentua të merrej mend nuk besoj që do të kishte këtë reagim.

Jo të gjithë policët në Elbasan dekonspirojnë hetimin, por ka edhe nga ata që e bëjnë pis uniformën. Aty duhet një lloj ristrukturimi, këto grupe kanë 20 vite që nuk ndëshkohen.

Grupi ka vrarë katër policë dhe janë të lirë. Goditën edhe patrullën dhe janë të lirë. Para një muaji u tha se u godit klani Çapja, u hoqën mina, por nuk u arrit objektivi që u synua. Përsa i përket dy personave të arrestuar jam kurioz të shikoj se cfarë akuze do të ketë mbi ata kur të dalin për masë sigurie”, tha Hoxha.