Aktualitet Tentoi të rrëmbente një person në qendër të Patosit, arrestohet pas një...

Tentoi të rrëmbente një person në qendër të Patosit, arrestohet pas një viti në arrati 29-vjeçari

Gati një vit nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Patos ku u tentua që rrëmbehej me forcë një person dhe plagos me armë zjarri, policia ka arritur që të arrestojë një tjetër të dyshuar.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se sot është arrestuar Emiljano Selmanaj 29 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Për Selmanajn, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ca caktuar dhe masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.

Selmanaj akuzohet se bashkë me 4 persona të tjerë 17 Gusht të vitit të kaluar në afërsi të stadiumit në Patos, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri Klajdi Sulon, i cili ka mbetur i plagosur.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka vënë më herët në pranga dhe një 24-vjeçar me iniciale Xh.S.