Aktualitet Tentoi të vriste bashkëfshatarin, arrestohet 35-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Tentoi të vriste bashkëfshatarin, arrestohet 35-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Tre persona u vunë në pranga nga Policia e Fierit, pasi njëri prej tyre u përpoq të vriste një person në fshatin Kreshpan.

35-vjeçari me inicialet E.M. u arrestua pas telefonatës së personit që rrezikoi të mbetej i vrarë, i cili denoncoi rastin. Pas hetimeve, Policia arrestoi në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë (të afërm të shtetasit E. M.), të cilët e kishin ndihmuar autorin duke i fshehur armën me të cilën ai kishte tentuar të vriste për motive të dobëta shtetasin A. Y., 32 vjeç, banues në Kreshpan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për moskallëzim krimi, shtetasit F. M., 69 vjeç dhe Z. M., 47 vjeç, banues në Kreshpan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e krimit (pistoletë me mulli) dhe 80 fishekë.