Aktualitet Tenton të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin, arrestohet më flagrancë 26-vjeçarja

Tenton të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin, arrestohet më flagrancë 26-vjeçarja

Një 26-vjeçare është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin e saj.

Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë duke parandaluar ngjarjen e rëndë në fshatin Pojan të Maliqit.

Uniformat blu janë telefonuar nga një femër, e cila ka kërkuar ndihmë pasi në shtëpinë e Vjollca Shkëmbit kishte pasur një konflikt.

26-vjeçarja Shkëmbi pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin e saj N. K., 44 vjeç nga Sheqerasi.

Ajo i ka shkaktuar plagë të lehta në trup, dhe pas marrjes së mjekimit në spital 44-vjeçari ka shkuar në shtëpi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shpata ndërsa Shkëmbi u arrestua në flagrancë nën akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë.

Hetimet do të vijojnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.