Aktualitet Tentuan të përdhunonin amerikanen në Petrelë, dëshmia e dy të rinjve të...

Tentuan të përdhunonin amerikanen në Petrelë, dëshmia e dy të rinjve të arrestuar

Janë zbardhur detaje të tjera për ngjarjen e rëndë ndodhur në Petrelë ditën e djeshme ku një shtetase amerikane është ngacmuar dhe është tentuar të abuzohet seksualisht nga dy të rinj.

Mësohet se dy të rinjtë Gesjon  Gjoshi, 24 vjeç dhe Artur  Hyka 19 vjeç të arrestuar tashmë nga policia, kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Referuar burimeve nga policia, “BalkanËeb” raporton se njëri prej tyre e ka ngacmuar, ndërsa tjetri ruante.

28-vjeçarja ka arritur të çlirohet vetë nga duart e njërit prej autorëve dhe të shpëtojë duke denoncuar më pas në polici.

Ndërkaq në dëshminë e tyre në polici, dy të rinjtë janë shprehur të penduar dhe kanë pranuar fajin.

Ata kanë thënë se nuk e njihnin vajzën.

Të mërkurën pritet që ata të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.