Aktualitet Tentuan të trafikonin 100 kg marijuanë, policia arreston 4 persona

Tentuan të trafikonin 100 kg marijuanë, policia arreston 4 persona

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 4 shtetas të cilët po trafikonin 100 kilogramë marijuanë.

Mësohet se personat e arrestuar janë Nardi Malaj, Dod Dodani, Jozef Ndoci dhe Aurel Tanushi.

Sipas policisë, personat e arrestuar janë banues në Velipojë, ndërkohë që vetëm Dod Dodani është nga Vau i Dejës.

Njoftimi i plotë

Mbi bazën materialeve të referuara në Prokurorinë e Shkodrës nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Shkodër u fillua procedimi penal mbështetur në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Efektivët e Seksionit grumbulluan të dhëna mbi veprimtarinë e një grupi kriminal të lidhur me organizimin, financimin, transportin dhe trafikun e drogës.

Hetimet dhe bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer mes Prokurorisë së Shkodrës, Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Policisë së Shkodrës për referimin e veprës penale “prodhim dhe shitje narkotikësh” të kryer në bashkëpunim për procedimin e vitit 2019.

Në operacionin “Rrugë e hapur” u arrestuan katër shtetas:

N.M., banues në Rrjoll, Velipojë;

D.D., banues në Laç, Vau i Dejës;

J.N., banues në Gomsiqe, Velipojë;

A.T., banues në Gomsiqe, Velipojë.

Të katër këta shtetas u arrestuan në rrugën kombëtare Lezhë-Shkodër në dt.26 shkurt 2019.

Gjatë kontrollit në pjesën e mbrapme të makinës së tyre “Audi” të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjet 100 kilogramë lëndë e dyshuar marijuanë në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë.

Po ashtu në makinë u gjetën edhe dy mostra lënde të dyshuar marihuanë rreth 67 gram. Në shtëpinë e shtetasit Dodani u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestra e tërë lënda e gjetur, dy automjete “Audi” dhe “Merzedes” si dhe katër telefona celularë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës.