Politika “Tepelena gur i thatë! Dy ministra nga një fshat!”, vjersha e Namik...

“Tepelena gur i thatë! Dy ministra nga një fshat!”, vjersha e Namik Dokles për Nanon dhe Qeverinë e ‘97-ës

Namik Dokle ka qenë ish-zëvendëskryeministër, ish-kryetar i Grupit të PS-së dhe kryetar i Kuvendit gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste.

Në një ppstim në Facebook, Namik Dokle thekson se herë pas herë shkruante vjersha kur ishte në parlament dhe këtë ia ka kaluar Fatos Nanos, pasi ky i fundit kishte paraqitur raportin dhe emrat e ministrave të kabinetit të tij në vitin 97.

“E SHKRUAR NE PARLAMENT…

(Disa nga ish-kolegët parlamentarë e dinë se hera-herës shkruaja ndonjë vjershë në vend të fjalimeve. Po kujtoj një prej tyre, shkruar në korrik 1997, kur u miratua qeveria Nano)

Tepelena gur i thatë

Dy ministra nga nje fshat,

Kalo Vjosën, dil në Vlorë,

Pesë ministra me kemborë.

Myzeqe edhe Devoll,

Nje ministër e kanë boll,

Nje minister ka dhe Korça,

Barabar dhe Shkodër locja.

Elbasani ka një Cekë

Dhe Mirdita ka një Ndrekë,

Vetëm Lushin gjith’ Veriu

Kujt t’ia ndreq më parë i ziu…

Ia dhashë Fatosit dhe ai e lexoi me buzëqeshjen tipike, aspak inatçore, dhe e futi në dosjen e raportit që sapo kishte lexuar para deputetëve, shkruan Namik Dokle.