Kulturë Tepelena, origjina e emrit dhe kur është themeluar

Tepelena, origjina e emrit dhe kur është themeluar

Origjina e emrit: Gjeneza e emrit Tepelena është shpjeguar në mënyra të ndryshme. Ekziston varianti Tepedelenë (kokëshpues) krahas Tepe e Lenës (Kodër e Lenës) e jo më pak intrigues e bindës është emri Antibylynë (përballë Bylynëve), që më pas evoluoi në Tepelenë.

Në lashtësi, Tepelena bënte pjesë në trevën e Kaonisë.

Në fundin e shekullit të 9-të, Tepelena hyn në Themën e Nikopopjës pastaj në Despotatin e Epirit

Themeluar: Rreth shek IV

Objektet kryesore: Kalaja e Ali pashë Tepelenës.

Data historike: Në shekullin e XVI, Tepelena bënte pjesë në sanxhakun e Vlorës. Më 1789 Tepelenën ra në dorë të Ali pashë Tepelenës.

Karakteristika: Është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një kështjellë në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës.

Uji i Ftohtë është një zonë turistike 8 km në jugë qytetit të Tepelenës.