Sport Tërheqja nga kombëtarja pas komenteve të Macron për Islamin, Pogba: Fake news

Tërheqja nga kombëtarja pas komenteve të Macron për Islamin, Pogba: Fake news

Pol Pogba i ka cilësuar të rreme lajmet për tërheqjen e tij nga kombëtarja franceze. Lajmi rremë e ka burimin nga mediat në Lindjen e Mesme, të cilat kanë raportuar se ylli i Manchester United ka hequr dorë nga përfaqësuesja e gjelave, ndërsa lajmi më pas u pasqyruar në tabloidët britanikë.

Sipas tyre, Pogna do të tërhiqej në revoltë kundrejt presidentit francez Emanuel Macron. Numri një i vendit në Francë ka komentuar së fundi çështjen e terrorizmit në vend dhe e ka lidhur atë drejtpërdrejt me fenë islame, të cilën Macron e konsideron burim frymëzimi për terroristët. Sipas mediave në Lindjen e Mesme, Pogba e ka cilësuar këtë veprim ofendues karshi tij, familjes së tij dhe të gjithë myslimanëve. Por sipas mediave britanike, Pogba i cilësuar si “fake news” këto raportime.