Bota Tërheqja nga Siria, Trump: Nuk duam të jemi policë në Lindjen e...

Tërheqja nga Siria, Trump: Nuk duam të jemi policë në Lindjen e Mesme pa marrë asgjë në këmbim

Një ditë pasi SHBA nisi tërheqjen e ushtarëve të saj nga Siria, Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një deklaratë bombastike mbi fatin e operacioneve të Perëndimit në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara nuk duan të jenë ‘policë’ në Lindjen e Mesme pa marrë asgjë në këmbim”, është shprehur Trump, në një deklaratë që ka ngjallur shumë polemika.

Sipas Presidentit të SHBA, vendi i tij deri tani kishte shpenzuar “jetë të çmuara dhe miliarda dollarë për të mbrojtur të tjerët të cilët në shumicën e rasteve nuk e vlerësojnë atë që bën Amerika”.

Dhe, duke iu referuar tërheqjes së trupave nga Siria, ai shpjegoi: “Ka ardhur koha që të tjerët të luftojnë”.