Politika Tërhiqet aleati i PD-së, Adriatik Alimadhi kërkon mandatin e deputetit

Tërhiqet aleati i PD-së, Adriatik Alimadhi kërkon mandatin e deputetit

Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi po shkon drejt pranimit të mandatit të deputetit. Alimadhi ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Adriatik Alimadhi është kandidat për deputet në listat e PD-së në Vlorë. Ai është edhe kryetar i Partisë së Ballit Kombëtar, e cila ka qenë gjithmonë në koalicion me Partinë Demokratike. Vetë Alimadhi ka patur përplasje me kryeopozitarin Lulzim Basha, i cili i ftuar në një emision përdori temrin ‘ballist’ dhe kjo gjë acaroi aleatët e tij.

Kam per 48 ore rresht qe e degjoj dhe ridegjoj kete fjale. Eshte per te ardhur shume keq se z. Basha keqperdor fjalen Ballist, e cila eshte fjale amaneti e identitetit te plote kombetar! Sjellje e nje te papjekuri, e nje cilimiu!”– shprehej ndër të tjera Alimadhi.

“Opozita e re” deri në këto momente numëron 16 deputetë.  Partia Demokratike ka në Parlament 6 deputetë, katër që kanë pranuar të marrin mandatin Majlinda Halilaj, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Lefter Maliqi, dhe dy deputetët, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi, që nuk kanë dhënë dorëheqjen.

Ndërsa nga radhët e LSI-së janë betuar: Ylli Shehu, Enver Rroshi, Aurora Mara, Edmond Rrushi, Elda Hoti, Edlira Hyseni, Ediola Braha, Ralf Gjoni, Nimet Musaj, Enada Kapllani