Bota Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 në Xhamajkë, rrezik për cunami

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 në Xhamajkë, rrezik për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 Rihter është regjistruar pranë ishullit të Xhamaikës, sot rreth orës 19:10.

Tërmeti i intensitetit të madh, me epiqendër në oqean, sipas autoriteteve rrezikon të prodhojë një cunami deri në 1 metër që mund të rrezikojë brigjet e Xhamaikës, Kubës Hondurasit, deri në Meksikë.

Nuk ka ende raportime për dëme dhe viktima.