Kryesore Tërmet me magnitudë 4.4 në juglindje të vendit

Tërmet me magnitudë 4.4 në juglindje të vendit

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak më parë në qytetin e Korçës dhe në zonat përreth.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 4.4, ndërsa epiqendra ka qenë 10 kilometra në juglindje të Bilishtit.

Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga një tjetër lëkundje më e lehtë, me magnitudë 3.4.

Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.