Politika Tërmetet e fundjavës dëmtojnë edhe ambasadën gjermane

Tërmetet e fundjavës dëmtojnë edhe ambasadën gjermane

Tërmetet që tronditën banorët e Durrësit dhe Tiranës kryesisht, shkaktuan dëme të mëdha materiale, por edhe rreth 110 persona të lënduar.

Po ashtu, nga bilanci i fundit rezulton se mbi 900 banesa janë dëmtuar dhe kanë pësuar krisje si pasojë e 300 lëkundjeve të regjistruara prej të shtunës, kur u shënua goditja më e fortë me magnitudë 5.8 e shkallës rihter.

Pjesë e godinave të prekura është edhe ambasada gjermane në Tiranë, e cila publikon foton e një muri të plasaritur në rrjetet sociale.

“Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë. Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë. Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij”, shkruhet në një status të ambasadës në rrjetet sociale.