Aktualitet Tërmeti në Shqipëri, flet sizmologu: Nuk ka vend për t’u shqetësuar, ishte...

Tërmeti në Shqipëri, flet sizmologu: Nuk ka vend për t’u shqetësuar, ishte një lëkundje normale

Sizmologu Edmond Dushi komentoi në Euronews Albania tërmetin e moderuar që goditi mesditën e kësaj të enjteje Elbasanin.

Dushi tha se tërmeti kishte një magnitudë 3.8 ballë dhe një thellësi fokale prej 16.54 km duke e cilësuar si një tërmet normal në zonë. Ai siguroi qytetarët se një tërmet i tillë nuk lë asnjë vend për t’u shqetësuar.

“Kemi regjistruar një tërmet me magnitudë të moderuar 3.8, në Stravaj të Elbasanit. Ka një thellësi të moderuar 16.5 km. Jemi duke përpunuar informacionin, por këto janë të dhënat e para.

Është një lëkundje e lehtë, një lëkundje normale. Që prej datës 4 kemi disa lëkundje që ne po i regjistrojmë çdo ditë, kjo është një lëkundje normale për zonën. Ne çdo ditë regjistrojmë tërmete në Shqipëri, është karakteristik e aktivitetit sizmologjik të Shqipërisë.

3.8 është një magnitudë e moderuar, nuk ka vend për shqetësim”, tha Dushi.