Aktualitet Termeti, reagon Bashkia e Tiranës: Emergjencat në terren për ndihma që nevojiten

Termeti, reagon Bashkia e Tiranës: Emergjencat në terren për ndihma që nevojiten

Tirana u godit sot nga dy tërmete, të cilat, sipas raportimeve të para, kanë shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës, e cila bën të ditur se forcat e Emergjencës janë në gatishmëri për të ndihmuar këdo që ka nevoje. Ajo u bën thirrje qytetareve që të kontaktojnë pa hezitim emergjencat në numrat e mëposhtëm të telefonit.

“Para pak minutash vendi u prek nga nje termet i fortë. Raportimet e para tregojnë për magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në detin Adriatik.

Të gjitha ekipet e Emergjencës së Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren për të dhënë ndihmën e parë për këdo që ka nevojë.

Për cdo emergjencë ju lutem njoftoni në numrat:

Policia e shtetit ☎ 129,

Policia Bashkiake ☎ 042419465, Zjarrfikesja ☎128,

Urgjenca ☎ 127”, shkruan Bashkia e Tiranës.