Kryesore Tërmeti/ Zyrtarja amerikane: SHBA, mike e Shqipërisë, bashkë në kohë të vështira

Tërmeti/ Zyrtarja amerikane: SHBA, mike e Shqipërisë, bashkë në kohë të vështira

Është duke u zhvilluar sot në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të A5 “Karta e Adriatikut.”

 “Kjo nismë lidhet me angazhimin në një mision të përbashkët në Irak në kuadër të NATO-s ku Shqipëria do të luajë një rol drejtues. Roli i A5-ës ka qenë gjithmonë i lidhur ngushtë me promovimin e reformave në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes si një mënyrë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të disa prej vendeve anëtare në NATO. Rolin e saj kryesor e shoh të fuqizimi i marrëdhënieve mes nesh”, tha ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Ndërkohë Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Znj. Laura Cooper, në nisje të fjalimit të saj, në konferencën “Karta e  Adriatikut (A5)”, ku Shqipëria kishte kryesimin gjatë vitit 2019 tha se shqiptarët dhe amerikanët kanë qenë gjithmonë bashkë në kohë të vështira.

Ajo vlerësoi kontributin pa kushte të të gjitha vendeve, të cilat reaguan menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Do të doja të fillojë me ngushëllime për familjet që vuajtën si pasojë e këtij tërmeti. SHBA janë miq të Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët që kanë qenë bashkë në kohë të vështira. Këto popuj kanë qenë gjithmonë bashkë. Të gjitha vendet që janë sot këtu, që reaguan pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë. SHBA qëndrojnë  afër Shqipërisë, partneritet me të gjitha vendet e rajonit. Kjo na sjell në këtë seancë të A5. Pavarësisht nga ky tërmet që ndodhi në patëm mundësi të takohemi dhe shoh që kemi shumë miq në këtë tryezë”, tha Cooper.