Politika “Terror administratës”, Braçe: Berisha tha të vërtetën! Ose punën, ose lini zyrën

“Terror administratës”, Braçe: Berisha tha të vërtetën! Ose punën, ose lini zyrën

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi paraditen e sotme në Facebook, terrorin që sipas tij po ushtron në zyrat e administratës në Fier, zv/kryeministri Erion Braçe, i cili është edhe deputet në këtë qark.

Sipas tij, Barçe ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë, listën e dosjeve të nëpunësve të Administratës në Fier dhe të gjitha drejtoritë rajonale, për të verifikuar kohën kur është punësuar dhe miqtë që mund të ketë përdorur.

Pak orë pas denoncimit të Berishës, ka reaguar edhe numri 2 i qeverisë Rama, duke pranuar se në postimin e rivalit të tij politik ka një të vërtetë të madhe.

Braçe sqaron se ka filluar të shkojë zyrë më zyrë duke kërkuar të bëhet punë dhe kjo sipas tij arsyetohet me kërkesën e qytetarëve për të marrë shërbimin që meritojnë nga administrata dhe jo sorollatjet e zakonshme.

STATUSI I PLOTË:

OSE PUNEN, REZULTATET DHE

SHERBIMIN NDAJ QYTETAREVE,

OSE LINI ZYRAT E SHTETIT!! Nuk ju mbron dot as Sali Berisha ne te djathte dhe, as une ne te majte!! Mos u habisni;

Poooo une po shperndaj Sali Berishen sepse ajo qe ka shkruar ka nje te vertete brenda.

Atehere,

Ne tre jave e pak po bej dy gjera:

E para, po shkoj vete zyre me zyre rajonale qe ofron sherbime publike per qytetaret, nga ajo e Tatimeve,

tek Punesimi, Aluizni, Zrpp padiskutim, Issh, Shssh-keto te dyja edhe per komisionet e aftesise se kufizuar, Bujqesise, Aku etj etj;

E kam bere ne me shume se gjysmen e qarqeve te vendit.

E dyta, kam kerkuar te plotesohet dosja personale e cdo nepunesi, historiku i tij administrativ, pershkrimi i punes, objektivi, rezultatet dhe vleresimi per te.

Thjesht nga kaq,

cfare nuk kam gjetur e besoj se do gjej edhe me shume, me nje impakt te njohur, mungesen e sherbimit per qytetaret per vite me rradhe.

Nderkohe, drejtuesit e ketyre zyrave rajonale e me gjere, po vijne nje here ne muaj ne zyre tek une, ne nje mbledhje pune ne te cilen, pranohen vetem per tre gjera:

Objektivi, Rezultati, Shqetesime te tjera.

Jam i habitur se si nuk paska shkruar ndonje nga keta!

Qetesohu Sali Berisha;

Ka vetem nje qellim e gjitha:

SHERBIMIN NDAJ QYTETARIT!

Kudo qe kam shkuar nuk i kam kerkuar kujt teseren por;

Orarin-une kam shkuar aty para tyre, pershkrimin e punes, objektivin, punen, rezultatin e arritur ne sherbim te qytetarit.

Per nepunesit e inspektoriateve, kam kerkuar edhe urdhrin e punes qe ndan nje institucion nga nje bande.

Kjo eshte e verteta!

Ky eshte edhe qellimi!

Zyrtari qe eshte shqetesuar dhe ka nxituar te ulerase me shqipe prej analfabeti, nuk duhet te tregoje teseren sic ka bere tek ty, por vetem rezultatet.

Nese nuk i ka, do ike nga zyra e shtetit sipas ligjit dhe, as tesera ime e as tesera jote Sali Berisha,

NUK DI E MBROJE DOT!

Ky nuk është terror,

kjo është përgjegjshmëri ndaj detyrës dhe shërbimit publik ndaj qytetarit;

Vertikalisht, nga une deri tek i fundit nëpunës qe paguhet nga taksat e qytetareve.

Ti Sali Berisha nuk hyn këtu.

Ti ke gjithë te drejtën te jesh i papërgjegjshëm!