Kryesore Terror në Norvegji, një burrë i armatosur me hark dhe shigjeta vret...

Terror në Norvegji, një burrë i armatosur me hark dhe shigjeta vret disa persona

Disa të vrarë dhe të plagosur në një sulm në qytetin Kongsberg në Norvegji pasi një person përdori një hark me shigjeta për t’i sulmuar ata në rrugë.

Policia njoftoi se incidenti ndodhi rreth orës 18:30 me kohën lokale. Shefi i policisë tha se i dyshuari është kapur dhe duket se ka vepruar vetëm.

“Autori është kapur … nga hetimet që kemi deri tani, ky person ka vepruar vetëm”, deklaroi kreu i policisë për mediat vendase. “Disa persona janë plagosur dhe disa të tjerë kanë humbur jetën”.

Motivi i këtij sulmi është ende i paqartë, shtoi policia.

Raportohet se ai ka lëvizur në të gjithë qytetin dhe autoritetet kanë rrethuar disa zona të mëdha. Raportet e mediave vendase thonë se sulmuesi nisi sulmin nga një supermarket.

Policia thotë se numri i viktimave është i paqartë. Të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalet aty pranë.

Dhjetëra automjete të urgjencës thuhet se janë në vendngjarje, përfshirë ambulanca, makina policie dhe helikopterë.