Bota Terrori nuk ndalet në Sri Lanka: Të tjera shpërthime, të tjerë viktima

Terrori nuk ndalet në Sri Lanka: Të tjera shpërthime, të tjerë viktima

Me qindra njerëz janë vrarë në një seri prej gjashtë shpërthimesh në kishat katolike dhe hotelet luksoze në Kolomba, kryeqytetin e Sri Lanka-s dhe kishat në Negombo.

Ndërkohë, numri i viktimave u rrit në 185, ndërsa më shumë se 500 vetë u plagosën. Vetëm në një kishë janë vrarë më shumë se 50 vetë, thanë zyrtarët e policisë.

Por kjo nuk është e gjitha. Dy shpërthime të tjera ndodhën, një në një zonë me kopshti zoologjik në Dehivali, jo shumë larg nga Colomba, ku dy vetë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën.

Gjysmë orë më vonë, pati një shpërthim të tetë, këtë herë në lagjen Dematagode, në periferi të Colombas.

Policia tha se në këto sulme humbën jetën dhe 35 shtetas të huaj.

Në rrjetet sociale u shfaq një pamje e shpërthimit në kishën e Shën Anthës.

Sri Lanka ka kaluar një periudhë konflikti të rëndë civil, për gati një çerekshekulli, pasi të ashtuquajturit Tigra të Tamilit kërkonin të krijonin një shtet të pavarur.

Sri Lanka është një vend me shumë tërheqje turistike, ku pjesa më e madhe e popullsisë janë budistë e një përqindje të krishterë katolikë.

Autorësia e sulmeve ende nuk është bërë e ditur.