Aktualitet Terrorizoi turistët spanjollë, Gjykata e Vlorës merr vendimin për Mihal Kokëdhimën

Terrorizoi turistët spanjollë, Gjykata e Vlorës merr vendimin për Mihal Kokëdhimën

Mihal Kokëdhima, pronari i resortit pa leje që u shemb në Porto Palermo do të mbetet në burg.

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi masën ‘Arrest me burg’ për pronarin që terrorizoi familjen spanjolle duke hipur mbi makinën e tyre pasi ata refuzuan porosinë në restorantin e tij.

Masa ‘Arrest me burg’ fillimisht u dha nga gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë por vendimi u apelua.

Kokëdhima nuk u përfaqësua nga të njëjtët avokatë që ishin të pranishëm në seancën e masës së sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Avokatët e tij kanë kërkuar një masë sigurie më të lehtë për Kokëdhimën, i cili akuzohet për tre vepra penale, ”Shkatërrim të pronës”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosje”.

E gjitha ngjarja nisi pasi turistët spanjollë kishin kërkuar një sasi më të vogël peshku nga ajo që kishin porositur fillimisht.