Kryesore Testi rezulton i suksesshëm: Qentë mund të ndalojnë përhapjen e Covid-19

Testi rezulton i suksesshëm: Qentë mund të ndalojnë përhapjen e Covid-19

Qeni nuk është vetëm miku më i mirë i njeriut, por mund të jetë edhe një nga shanset më të mëdha për të luftuar pandeminë COVID-19.

Provat me qen nuhatës kanë treguar se ata mund të gjurmojnë njerëzit e infektuar me Covid, duke parandaluar kështu përhapjen e virusit në kohën kur shoqëria do të rihapet.

Qentë nuhatës nuk janë një gjë e re. Në vende të ndryshme ata përdoreshin për të nuhatur çimka, myk apo lloje kanceri. Tani qentë janë trajnuar për të dalluar një aromë tipike të prodhuar nga të infektuarit, aromë të cilën hunda e njeriut nuk mund ta nuhasë.

Aeroporti i Helsinkit në Finlandë përdor qentë për të testuar udhëtarët për Covid-19

Kjo përparësi e qenve do të vijë në ndihmë gjatë kontrollit në aeroporte ose gjatë aktiviteteve masive. Në aeroportin e Helsinkit në Finlandë ka disa muaj që qentë përdoren për të testuar udhëtarët që mund të jenë të infektuar me Covid-19.

Ndërsa Qendra Bamirëse e Zbulimit Mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar bën me dije se tanimë ka arritur të ketë gjashtë qen të aftë të nuhasin erën e sëmundjes mbi rrobat që mbartin njerëzit e infektuar.

James Logan, profesor në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë në Londër shprehet se nga testimet ka rezultuar se çdo qen mund të ekranizojë nga 250 deri në 300 njerëz në orë.

“E dini, ajo që gjetëm ishte se qentë mund të zbulonin saktësisht nëse dikush ishte infektuar me COVID, në 94% të rasteve. Dhe ajo që është me të vërtetë e pabesueshme për këta qen është se ata mund ta bëjnë atë me të vërtetë, e janë me të vërtetë të shpejtë. Kështu që çdo qen mund të ekranizojë nga 250 deri në 300 njerëz në orë. Ajo që gjetëm gjithashtu ishte se qentë janë në gjendje të zbulojnë njerëz që nuk kanë ndonjë simptomë dhe gjithashtu njerëz me një ngarkesë të ulët virale”, – shprehet James Logan, profesor në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë në Londër.

Studiuesit thonë se kjo është një ide, projekt i shpejtë që funksionon për turmat, por duhet të ndiqet edhe me një test PCR.