Bota Tetë fëmijë emigrantësh bëjnë xhiro me makinën e papa Françeskut!

Tetë fëmijë emigrantësh bëjnë xhiro me makinën e papa Françeskut!

| Nga American Eye
Shpërndaje

Papa Françesku u bëri një xhiro me makinën e tij në sheshin e Shën Pjetrit fëmijëve të emigrantëve.

Papa Françesku të mërkurën u ofroi një xhiro me makinën e tij tetë fëmijëve të emigrantëve që kanë ardhur së fundmi në Itali nga Libia e shkatërruar nga lufta.

Fëmijët vizituan sheshin e Shën Pjetrit me Papën në xhipin e bardhë të hapur, përpara audiencës javore.

Pas audiencës, fëmijët i dhanë Papës një kapele gjigante të kuqe në formë zemre me emrat e tyre dhe mesazhin: Faleminderit Papa Françesku!.

Zëdhënësi i Vatikanit Alessandro Gisotti postoi në tweeter një foto të ngjarjes.

”Disa nga fëmijët u morën me avion në Itali nga fundi i prillit përmes një korridori humanitar të mbështetur nga Ministria e Brendshme”, tha Gisotti në një tjetër deklaratë.

Papa Françesku, djali i emigrantëve italianë në Argjentinë, ka bërë thirrje për solidaritet ndaj emigrantëve dhe refugjatëve, edhe pse ka folur edhe pro një limitimi të arsyeshëm ndaj emigrimit.