Sport Teuta mposht Korabin, Laçi merr një pikë

Teuta mposht Korabin, Laçi merr një pikë

Ka mjaftuar një gol me penallti i realizuar nga Ribaj në minutën e 55-të që Teuta të kalonte në avantazh dhe të fitonte sfidën 1-0 kundër Korabit, luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Në dukje ka qenë një ndeshje e lehtë, por durrsakët kanë vuajtur jo pak ndaj vendit të fundit të renditjes. Megjithatë, formacioni i Gugash Maganit ka marrë tri pikë të arta sa i përket luftës për mbijetesë, duke i ikur fundit të renditjes.

Laçi ka marrë një pikë në fushën e Gjirokastrës, në një barazim 1-1. Me vlerë kjo pikë për kurbinasit, në një fushë ku nuk ka mundur asnjë ekip i Superiores të dalë i fituar. Bregu ka fituar penallti për Luftëtarin në 14’, i kthyer në gol nga Ramadani.

Por Ramadani në minutën e 65’ barazon shifrat me anë të një gjuajtje nga distanca dhe i devijuar. Pas minutës 75’, Laçi luajti me 10 lojtarë, Lushkja u ndëshkua me karton të kuq.

Nga ndeshja Teuta-Korabi, 1-0

Të dielën do të luhen edhe dy ndeshje të tjera të Kategorisë Superiore, ku spikat Kukësi-Partizani, vendi i parë ndeshet me të tretin, ku hapi fals nuk vlen për asnjërin ekip. Kukësi mbetet skuadra e vetme që nuk është thyer këtë kampionat. Ndërsa sfida Tirana-Flamurtari mbyll javën e 23-të, një ndeshje mjaft interesante. Bardheblutë kërkojnë “rehabilitimin”, ndërsa vlonjatët për të ikur nga vendi i parafundit.

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 23

Luftëtari 1 – 1 Laçi
Teuta 1 – 0 Korabi
Vllaznia 17:00 Skënderbeu
Kukësi e diel Partizani
Tirana e diel Flamurtari
RENDITJA N F B H GOL P
1. Kukësi 22 12 10 0 27:9 46
2. Skënderbeu 22 13 5 4 22:9 44
3. Partizani 22 11 9 2 23:9 42
4. Luftëtari 23 7 8 8 22:29 29
5. KF Tirana 22 6 9 7 18:16 27
6. Vllaznia 22 6 9 7 19:19 27
7. Teuta 23 7 5 11 16:21 26
8. Laçi 23 5 7 11 11:22 22
9. Flamurtari 22 7 5 10 24:26 20
10. Korabi 23 2 5 16 8:30 11