Kryesore Thaçi dekoron Ramën, mërzitet Partia Demokratike

Thaçi dekoron Ramën, mërzitet Partia Demokratike

Hashim Thaçi ka dekoruar Edi Ramën për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Sipas motivacionit të Presidentit të Kosovës, Kryeministri i Shqipërisë, “ka dhënë kontribut për pavarësinë e Kosovës dhe ndërtimin e saj”.

Vetë Edi Rama tha: “Ndihem i lumtur me emocione të veçanta për këtë dekorim”.

Rama shtoi se e ardhmja e dy vendeve është e përbashkët. “Është një nder i jashtëzakonshëm. Dua t’iu shpreh mirënjohjen time për këtë nder. Më vjen mirë që ndodhem këtu me miqtë e kolegët e mi”, u shpreh Rama.

Më pas, Rama ka përgëzuar presidentin për marrëveshjen me kryeministrin malazez rreth Demarkacionit.

Por dekorimi i Ramës ka sjellë reagimin e PD-së, sipas të cilës Thaçi ka vepruar gabim.

lidhje me këtë medalje reagoi edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

“Rama nderohet me Medaljen e Pavarësisë së Kosovës për merita në pavarësinë e Kosovës…?!!! A mund të na thotë kush se ccfarë meritash ka Rama ne pavarësinë e Kosovës”, shkruan Paloka.