Bota Thaçi dekreton shpërndarjen e Parlamentit: Diskutime me partitë për datën e zgjedhjeve

Thaçi dekreton shpërndarjen e Parlamentit: Diskutime me partitë për datën e zgjedhjeve

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Ai ka thënë se do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё jashtëzakonshme.

“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Sipas presidentit ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses.

Të enjten deputetët e Kuvendit me shumicë votash votuan për shpërndarjen e legjislaturës së VI-të, duke i hapur kështu rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja në vend.