Kosova Thaçi: Javën tjetër, hapi i fundit për formimin e qeverisë së re

Thaçi: Javën tjetër, hapi i fundit për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se javën tjetër do të ndërmarrë hapat për formimin e qeverisë së re.

Përmes një statusi në Twitter, presidenti shprehet se tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar presidenti Thaçi.