Aktualitet Thaçi liston Hezbollahun si organizatë terroriste, sekretari Pompeo: Bravo Kosovë!

Thaçi liston Hezbollahun si organizatë terroriste, sekretari Pompeo: Bravo Kosovë!

Presidenti Thaçi ka marrë një falenderim amerikan, pak ditë pasi shpalli listën e organizatave terroriste, të cilat Kosova i konsideron të tilla, e ku ndër to ishte dhe Hezbollahu.

Pikërisht për këtë, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka përcjellë një mesazh vlerësues për Prishtinën.

“SHBA mirëpret përcaktimin nga ana e Kosovës të Hezbollahut si një organizatë terroriste. Me mbështetjen e Iranit, Hezbollah vazhdon të planifikojë sulme në Evropë dhe në mbarë botën. Ne i bëjmë thirrje të tjerëve të bashkohen me Kosovën dhe ta ndalojnë këtë grup terrorist nga financimi i operacioneve të tij të përgjakshme”, shkroi Pompeo në Twitter.

Më parë, Thaçi u shpreh se  “si pjesë aktive e aleancës botërore kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, Republika e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë për eliminimin e çfarëdo rreziku që i kanoset Kosovës dhe partnerëve të saj”.