Kosova Thaçi në zyrën e Haradinaj para se të niset në SHBA

Thaçi në zyrën e Haradinaj para se të niset në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot herët në mëngjes në një takim kreun e shtetit të Kosovës Hashim Thaçi.

Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan: “Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi”.

Takimi i Haradinaj me Thaçin vjet para udhëtimit të këtij të fundit në ShBA.

Ndërkohë të dielën, liderët shtetërorë të Kosovës dhe partnerët e koalicionit qeverisës darkuan së bashku, teksa i ftuar ishte dhe kryeministri Edi Rama.