Sport “Thashë të vërtetën, pse mërziten për Mbappe?!”, Zidane thumbon francezët

“Thashë të vërtetën, pse mërziten për Mbappe?!”, Zidane thumbon francezët

Zinedine Zidane ka vendosur t’i kthejë përgjigje Leonardos, drejtorit teknik të PSG-së, duke ritheksuar se Kylian Mbappe mbetet objektivi kryesor i Real Madrid.

Trajneri francez shprehu dëshirën e patriotit të tij për të luajtur një ditë me “Los Blancos”, teksa braziliani i klubit francez i ka kërkuar të mos flasë më për lojtarët e skuadrave të tjera.

Zidane nuk ndryshon mendim, madje e përsërit diçka që në Francë nuk preferojnë ta dëgjojnë. “Unë kam shprehur vetëm dëshirën e lojtarit, i cili ëndërron të luajë me Real Madrid“, replikoi shkurt Zidane gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes kundër Eibar.