Histori “The Daily Telegraph” (1985): Vdekja e Enver Hoxhës mund t’u japë shpresë...

“The Daily Telegraph” (1985): Vdekja e Enver Hoxhës mund t’u japë shpresë mbretërorëve për një rikthim në pushtet

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“The Daily Telegraph” ka botuar, me 12 prill 1985, në faqen n°20, një shkrim në lidhje me mundësinë e rikthimit të monarkisë në Shqipëri pas vdekjes së Enver Hoxhës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Pas Zogut

“Vdekja e diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha mund t’u japë shpresë mbretërorëve të dëbuar nga vendi për një rikthim në pushtet.

Vetëm dy vjet më parë, refugjatët mbretërorë u përpoqën pa sukses të zbarkonin në vend në emër të “Mbretit” Leka I, djalit të monarkut të parë dhe të fundit të Shqipërisë, Mbretit Zog, i cili ishte trajnuar në Sandhurst…

Një nga lidhjet e fundit të Shqipërisë me këtë vend janë shufrat e arit me vlerë 20 milionë paund, të mbyllura në arkat e Bankës së Anglisë si kompensim për fundosjen e dy shkatërruesve (anijeve) në 1946. Grindja është akoma aq e ashpër saqë Banka nuk pranoi dje të komentonte zyrtarisht mbi vlerën ose vendndodhjen e tyre.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania