Bota The Guardian: 5 gjëra që mësuam nga Davos 2018

The Guardian: 5 gjëra që mësuam nga Davos 2018

Bota e biznesit po mësohet të bashkëjetojë me Trump

Një vit më parë elitat botërore ndodheshin në shok pas zgjedhjeve presidenciale dhe të shumtë ishin ata që parashikonin katastrofa ekonomike nën drejtimin e Donald Trump.

Sa shumë ndryshim që një vit dhe një shkurtim masiv taksash mund të sjellë.

Trump vërtertetoi se që të hysh në zemrat e elitës financiare të botës duhet të kalosh më parë nga kuleta e tyre, teksa ndryshe nga sa pritej (një pritje e ftohtë dhe formale), plot 15 nga biznesmenët më të rëndësishëm të Europës e ftuan për darkë gjatë dy ditëve që ai ishte prezent në Davos dhe shumë të tjerë e lëvduan në fjalën e mbajtur prej tyre në Forum.

Bota e biznesit duket mëse e kënaqur me Trump dhe ka neglizhuar plotësisht sjelljen e tij.

Rrjetet sociale ndodhen në presionin e politikës

Ditët kur Facebook, Google dhe Twitter ishin të pandikuara nga politikat ndërkombëtare dghe nga legjislacioni duket se po shkojnë drejt fundit. Shumë nga eksponentët e lartë të Davos, përfshirë miliarderin George Soros dhe kryeministren britanike Theresa May janë shprehur se rrjetet sociale cënojnë demokracinë dhe së shpejti duhet të kontrollohen ligjërisht, pasi aktualisht po ushqejnë ekstremizmin.

Po i vjen fundi ngacmimeve seksuale sistematike

Vala e skandaleve seksuale ka përfshirë mediat dhe opinionin publik ndërkombëtar përgjatë muajve të fundit dhe në Davos u adresua së tepërmi kjo situatë. Spikati kryeministri kanadez Justin Trudeau i cili ka bërë thirrje për krijimin e një sistemi denoncimesh ku kallëzimet e femrave do të merren seriozisht dhe penalitetet për ata që kryejnë ngacmime seksuale të jenë radikale.

Të shumtë kanë qenë dhe folësit e tjerë që kanë adresuar këtë çështje, duke frymëzuar shumë gra për të kallëzuar dhunuesit e tyre në vendin e punës dhe në institucione.

Arsimi duhet të ridimensionohet për t’iu përshtatur Inteligjencës Artificiale

Lidertë botërorë kanë frikë se miliona vende pune të humbura nga zhvillimi marramendës i teknologjisë dhe zëvendësimi i punës së krahut me punë elektronike do të krijojë një situatë paniku dhe prishje të kohezionit social, pasi një grup shumë i madh njerëzish nuk do të jenë të kualifikuar për të gjetur një punë në tregjet e reja.

Për t’i paraprirë katastrofës është esenciale të implementohen masa për reformimin e sistemit arsimor dhe përshtatjen e tij për sfidat e së ardhmes.

Davosi ja ka tejkaluar Davosit

Tema e diskutimeve këtë vit në Forumin Ekonomik Botëror ka qenë: “Krijimi i një të ardhmeje të përbashkët në një Botë të Fraksionuar”, por duket se Davosi ishte në vetvete plot me fraksione.

Kjo pjesërisht për shkak të tensionit dhe vizionit të ri që shpuri në këtë forum Trump i cili ngriti mbi Davos hijen e tij dhe vuri në dukje sesa të ndryshëm ishin delegatët në pikëpamjet dhe planet e tyre që duket se nuk mund të përputhen për të arritur objektivin që krijoi Davos që është bashkimi i elitës së botës për të projektuar një tërdhme më të mirë, të përbashkët dhe me bashkëpunim në frymën e një vizioni të përbashkët.