Aktualitet The Guardian: Emigrantët shqiptarë nuk duhet të bëhen ‘kokë turku’

The Guardian: Emigrantët shqiptarë nuk duhet të bëhen ‘kokë turku’

Një grup migrantësh ecin në breg në Dungeness, Kent, pasi kaluan Kanalin e La Manshit

Një grup migrantësh ecin në breg në Dungeness, Kent, pasi kaluan Kanalin e La Manshit

Media prestigjioze britanike, The Guardian ka publikuar një tjetër artikull për emigrantët shqiptarë të cilët shkojnë me varka të vogla apo gomone në Britaninë e Madhe, një pjesë e të cilëve kërkojnë edhe azil.

Sipas The Guardian, shqiptarët nuk duhet të bëhen ‘kokë turku’, teksa theksohet se çështja e tyre është kthyer në temë kryesore në garën për lidershipin e Partisë Konservatore.

Deri më tani, asnjë nga kandidatët e mbetur në garë për kreun e konservatorëve, nuk kanë dhënë asnjë sugjerim për të zgjidhur çështjen e emigrantëve shqiptarë.

The Guardian shkruan se duke iu referuar zbulimit të inteligjencës ushtarake, Britania e Madhe është në shënjestër të grupeve shqiptare të krimit të organizuar, të cilat tashmë mendohet se kanë zotërojnë disa pjesë të tregut anglez të drogës.

Vëmendja e autoriteteve britanike është shtuar për shkak se 2,165 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madeh midis janarit dhe qershorit të këtij viti, ndërsa në të njëjtën periudhën të një viti më parë, ky numër ishte 23.

Në artikull, thuhet se bashkëpunimi i autoriteteve britanike me ato evropiane dhe sidomos franceze, është thelbësore.