Kuriozitete Themeluesi i Wikipedia bën thirrje për bojkot të rrjeteve sociale

Themeluesi i Wikipedia bën thirrje për bojkot të rrjeteve sociale

Personave që janë pjesë e rrjeteve sociale u është bërë thirrje të ndalojnë përdorimin e këtyre Facebook dhe të gjithë rrjeteve të tjera deri në 48 orë gjatë kësaj jave, në një përpjekje për t’i bërë presion rrjeteve për rivendosjen e kontrollit t t dhënave personale tek përdoruesit.

Thirrja për këtë bojkot është lëshuar nga Dr Larry Sanger – një bashkë-themelues i enciklopedisë online Wikipedia. Në thirrjen e tij, Dr Sanger tha se bojkoti, nga 4 deri në 5 korrik, do të tregonte “kërkesa masive” për ndryshim. Megjithatë, disa njerëz kanë vënë në pikëpyetje se sa ndikim do të ketë kjo proteste.

Ata që marrin pjesë do të shmangin rrjetet sociale në këto dy ditë për të treguar se ata kanë një “ankesë serioze” ndaj shërbimeve. “Ne do të bëjmë shumë zhurmë,” shkroi Dr Sanger në një blog që përcaktonte arsyet për thirrjen e bojkotit dy-ditor. “Në mënyrë kolektive do të kërkojmë që korporatat gjigante dhe manipuluese të na japin kontrollin mbi të dhënat tona, privatësinë dhe përvojën e përdoruesit”, tha ai.

Sa më shumë njerëz që bashkohen, tha Dr Sanger, aq më shumë do të tregoj se sa njerëz të pakënaqur janë me situatën aktuale.

Dr Sanger shpreson se bojkoti do të nxis ndryshime në rrjetet e mëdha sociale, të cilat më pas do t’u japin njerëzve më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre.

Ai gjithashtu shpreson që rrjetet të bëhen më të hapura dhe të ndrëveprueshme në mënyrë që një postim i bërë në një shërbim mund të shfaqet te të tjerët.”Kjo është mënyra se si mediat sociale duhej të ishin zhvilluar që nga fillimi, në vend se të mbylleshin në rrjete të ndara, konkurruese,” tha ai. Drejtuesve të rrjeteve sociale po u kërkohet t nënshkruajn Deklaratn e Pavarsis Dixhitale të hartuar nga Dr Sanger.

Deklarata kërkon që rrjetet sociale të decentralizohen dhe të shndërrohen në sisteme që respektojnë të drejtat e lirisë së shprehjes, privatësisë dhe sigurisë.

Thirrja e bojkotit ka qarkulluar gjerësisht në Reddit, Twitter dhe disa rrjete t tjera. Dr Sanger u ka kërkuar mbështetësve të përhapin thirrjen edhe në Facebook